cover-residenziale

Rreth Nesh

Haier Albania është përgjegjës për tregtimin dhe shitjen e pajisjeve shtëpiake të markës Haier në Shqipëri.
Marrëdhëniet e grupit Haier me Europën, filluan më shumë se 10 vjet më parë kur produktet e saj të para u prezantuan në tregun europian.
Duke u bazuar në suksesin europian Haier zgjeroi aktivitetin e saj edhe në Shqipëri dhe po rritet dita ditës duke ofruar risi dhe inovacion. Por Haier shkon përtej pritshmërive, duke i bërë punët më të lehta dhe jetën më të jetueshme.
Ju mund ta jetoni jetën në mënyrën tuaj, kur keni pajisje të mahnitshme në majë të gishtave. Haier prodhon pajisje  me karakteristika që i pershtaten familjeve dhe bizneseve.
Paisjet Haier janë të dizenjuara për njerëz si ju, të cilët dëshirojnë të kujdesen për jetën, pa sakrifikuar stilin.

 

Sistemet e kondicionerëve Haier janë projektuar dhe përshtatur për të ofruar temperatura optimale në çdo ambient pavarësisht kushteve atmosferike. Sistemet operojnë me efikasitet të lartë duke eleminuar zhurmat dhe duke u kujdesur që konsumi i energjisë të jetë sa më i ulët.
Falë kësaj teknologjie të avancuar, Haier Albania ofron zgjidhet dhe opsionet ideale të kondicionimit për  familje, hotele, godina industriale, godina arsimore, spitale etj.
Për ti parë nga afër dhe për tu njohur më shumë , Haier Albania ju mirëpret në showroomin e saj zyrtar në Tiranë pranë Tregut elektrik.

 

HAIER   jeto i frymëzuar

sqAlbanian
× Chat